KreuCelebrity

“Jam në formën më të keqe fizike të jetës”, Will Smith befason fansat!

Will Smith i befasoi së fundi fansat e tij, e jo për mirë. Aktori 52 vjecar postoi në Instagram një foto ku shihej me pantallona të shkurtra e bluzë të hapur, që lejonte të shikohej barku i rrumbullakosur, duke treguar kështu se pamja e tij nuk është më ajo e dikurshmja. “ Jam në formën më të keqe fizike të jetës sime”, ka shkruar aktori, të cilin shumë e kanë pasur zili për trupin e palestruar.

Vetëm disa ditë më parë, ishte vajza e tij, Willow ajo që mbushi titujt e shkrimeve online pasi e pershkroi veten si një njëri që preferon lidhjet me disa partnere. Ajo rrëfeu se ka tërheqje si ndaj meshkujve, ashtu edhe ndaj femrave, ndërsa mësohet se gjyshja e vet ishte shokuar nga pohimet e mbesës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF