Aksesorët do të rikthehen me forcë në vëmendje këtë sezon. Do të shohim një pranverë dhe verë të mbushur me kapele, me taka të larta, por edhe varëse, unaza, vëthë dhe shumë shkëlqim! Një prej unazave më interesante të sezonit konsiderohet BaubleBar’s Alidia Ring, e cila u bë virale në 2019-tën si e preferuara e Julia Roberts. Një variant më i vogël i saj me ngjyra të ndryshme ka dalë tani në shitje për 12 dollarë dhe po shitet sa hap e mbyll sytë!



















