Moderatorja Orinda Huta është në pritje të ëmbël dhe shpesh herë zgjedh të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram foto të cilat rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve.
Ditën e sotme me anë të një postimi ajo ka zgjedhur të urojë motrën e saj në ditën e lindjes me disa fjalë të ndjera zemra. Ajo ka vendosur që shkrimin ta shoqërojë jo vetëm me një, por me disa fotografi shumë të bukura.
“Zoti më ka bekuar fort përveç të tjerave më shumë dashuri. Zoti më ka bekuar me një motër si ty dhe unë nuk mund të jem mjaftueshëm falënderuese! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan ajo.
Moderatorja rrallë herë publikon fotografi me motrën e saj, por ajo çka shohim është se të dyja janë shumë elegante, të bukura dhe kanë një ngjashmëri shumë të madhe.



















