Pas humbjes së madhe të aktorit Guljelm Radojës, djali i tij Red Radoja i ka dedikuar disa fjalë prekëse të atit në rrjetet sociale. Mesazhin ka zgjedhur ta shkruajë në dy gjuhë në shqip dhe në frëngjisht.
Ai shkruan se sytë e aktorit të madh do të ndrijnë akoma mbi njerëzit e zemrës së tij, “Prehu në paqe bab! Do të ndrijnë akoma sytë e t’u mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”.
Aktori Guljelm Radoja u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare nga COVID-19, prej disa ditësh ndodhej në intubim.


