KreuCelebrity

Travis Scott feston ditëlindjen me Kylie Jenner, mos vallë janë rikthyer bashkë?

Kylie Jenner ka qenë e pranishme në 29-vjetorin e Travis Scott. Ata janë fotografuar teksa hipnin në avionin privat të Kylie Jenner për të festuar ditëlindjen e tij në Majemi. Ndërsa ylli ngjitej në shkallët e aeroplanit, ishte veshur me të zeza, me kapele në kokë, atlete të bardha ndërkohë kishte një çantë e cila kushton rreth 80 000 dollarë, Hermès Birkin. Ndërkohë, babai i vajzës së saj trevjeçare Stormi Webster kishte veshur pothuaj të njëjtën veshje me të, një kapelë të zezë bejsbolli, bluzë gri dhe atlete të bardha.

Pavarësisht se dukeshin shumë të afërt dhe të dashur gjatë fundjavës, burime pranë People raportuan se ata nuk janë përsëri plotësisht së bashku.

“Edhe pasi u ndanë, ata gjithmonë kalojnë shumë kohë së bashku,’ thotë burimi. ‘Ata janë prindër të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë. Ata shpesh argëtohen me të bijën Stormin, edhe pse kanë shtëpi të ndara”.