KreuCelebrity

Meghan nxjerr librin për fëmijë, gazetari: Si mund të japë mend për marrëdhëniet prind-fëmijë kur shkatërroi raportin e saj me të atin?

“Si mundet Meghan- unë i urrej mbretërorët por thirrmëni Dukeshë- Markle të japë mend për marrëdhënien e një fëmije me të atin kur shkatërroi raportin me babain e saj dhe dëmtoi po ashtu lidhjen e të shoqit me të atin e tij”,  ka shkruar gazetari i njohur britanik Piers Morgan, i cili reagoi kësisoj pas lajmit se ish aktorja ka botuar librin e saj të parë për fëmijë, të frymëzuar sic thotë pikërisht nga Harry dhe Archie.

Libri i ilustruar mban titullin “The Bench”.

“Gjithchka nisi me një poezi që i shkrova tim shoqi në ditën e festës së babait, pak ditë pas lindjes së vogëlushit tonë”, shpjegoi Meghan. Morgan e akuzon megjithatë për hipokrizi. “Qesha me të madhe kur e dëgjova”, thotë ai, teksa kujton sherret e dukeshës me të atin Thomas Markle, të cilit ajo refuzon edhe që t`i flasë.