KreuCelebrity

Shokon Hailey Bieber: Çfarë kishte kjo veshje e saj në plazh që kushtoi 530.000 dollarë!

Nëse përpara 5 vjetësh do të na kishte thënë dikush që Hailey Bieber (Baldwin përpara martesës), do të kthehej në një muzë stili, nuk do ta kishim besuar.

Ajo nuk dukej shumë e fokusuar këtu, të gjithë vëmendjen e saj e merrte modelingu. Por gjërat kanë ndryshuar. Hailey po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendje me kombinimet e saj, e së fundi u shfaq në plaz me një kostum banje rozë i cili u pëlqye mjaft. Por ndërsa rrobebanjot vetë kushtonin 99 dollarë, dy zinxhirë të hollë trupi e varëset në qafë kapinin vlerën e 30 mijë dollarëve. Ndërkohë vetëm unaza e martesës që i ka dhuruar i shoqi, Justin Bieber vlen 500 mijë dollarë. Ju do ta mbanit në plazh një unazë të tillë?