KreuCelebrity

Kush është e dashura e Bill Gates, me të cilën Melinda e lejoi të kalonte nga një javë pushime në vit!

Të gjithë u befasuan nga lajmi i divorcit të Bill dhe Melinda Gates pas një martese 27 vjecare, tre fëmijëve dhe fondacionit më të madh të bamirësisë në botë që krijuan së bashku! Por ndërsa detajet e ndarjes po dalin në dritë një e nga një, bëri përshtypje të madhe fakti që Melinda e paska lejuar bashkëshortin miliarder të kalonte një javë pushime në vit me ish të dashurën. Kush është ajo?

Mësohet se Bill kishte qenë i lidhur me Ann Winblad përpara se të njihej me Melindën. Ata kanë qenë bashkë nga viti 1984 në vitin 1987. Por kur njohu bashkëshorten aktuale, gjërat ndryshuan dhe ai vendosi të ndahej me Ann.

Megjithatë në 1994-ën, e shoqja pranoi ta lejonte që të ai të bënte një javë pushime në vit me Ann për të kujtuar kohët e vjetra dhe për të krijuar kujtime të reja. Pas tre dekadash martese, Melinda kërkoi zyrtarisht divorcin me arsyetimin se marrëdhënia e tyre ishte dëmtuar dhe nuk po funksiononte më.