Jona Spahiu uroi në rrjetet sociale vjehrrën për ditëlindjen dhe ne pamë sesi dukej ajo. Pak të thuhet se u befasuam! Përvecse mjaft simpatike, duket dhe shumë e re e po të mos ishte për shënimin e moderatores, nuk do ta besonim që kjo është mami i Frenklit!
“Gëzuar ditëlindjen Lulja më e bukur. Kështu qofsh gjithmonë”, ka shkruar Jona në krah të fotos në të cilën shihet zonja me një buqetë lulesh në duar dhe mjaft e buzëqeshur. Dhe me lulet nuk mbaruan këtu, sepse edhe nipi të tilla i dërgoi, por nga ato që i kishte mbledhur vetë me shumë dashuri, e që për këtë fakt, do të kenë qenë padyshim më të bukurat nga të gjitha!



