Është një emër i njohur në Serbi, por atje kishte shumë që nuk e dinin se origjina e saj në fakt, është shqiptare. Për herë të parë në një intervistë për “Abc e Pasdites”, Edita Aradinovic foli për rrënjet e saj e i pranoi ato me krenari.
Edita tregoi se është shqiptare dhe s’ka ndërmend ta mohojë aspak. Këngëtarja shpjegoi se babain e ka shqiptar, ndërsa nënën egjiptiane.
Deri tani, Edita s’ka qenë asnjëherë në vendin tonë, por deshiron të vijë sa më shpejt, me t`u qetesuar situata e Covid-19. “Unë kam lindur dhe jam rritur në Serbi dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, artistë dhe aktorë”, tha ajo duke shtuar nuk e ka problem që po pranon origjinën dhe shpreson që kjo të vlejë edhe për të ardhmen.



















