Lajmi për humbjen e artistit të papërsëritshëm Guljem Radoja tronditi jo pak mbarë shqiptarinë. Një humbje e madhe për familjarët, për kolegët dhe për gjithë kombin shqiptar. Ishin të shumtë artistët që në rrjetet e tyre sociale zgjodhën të ndajnë këtë dhimbje të madhe me ndjekësit e tyre duke shprehur mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e madhe që kishin për aktorin.
Zamira Kita shkruan, ”Lamtumirë Guljem Radoja! Do të na mungosh shumë, do na mungosh në Koko Fest, në Teatrin e Korçës, në rrugicat dhe lokalet e Korçës! Do na mungojë shoqëria jote, buzëqeshja, fjalët e tua.. Do më mungoje thirrja jote plot dashuri “Zamo”!
Ikja jote është humbje e madhe për artin dhe shoqërinë shqiptare! Ti ishe artist i madh dhe do të jesh i tillë në përjetësi! Prehu i qetë mik i dashur! Lamtumirë!”
Florjan Binaj: “Kinemaja shqiptare humbi një tjetër gur të çmuar…U prehsh në paqe.”
Rozana Radi shkruan, “I trishtë ky mëngjes pa ty profesor! Sa shumë na dhe por nuk jam e sigurte nëse more dhe gjysmën e asaj që i dhe publikut! Nuk e di ku shkojnë njerëzit pas vdekjes por di mirë që qëndrojnë në zemër! Lamtumirë profe!”
Julian Deda: “Profe, do të ruaj në memorien time momentet fantastike nga koha kur më jepje mësim në Akademinë e Arteve. Çdo orë mësimi, e filloje me ndonjë batutë, ndonjë histori për të qeshur apo me MÇB-në tënde të famshme dhe këtë e bejë me vetëdije të plotë për të na çliruar nga emocionet dhe presioni i provimeve. Ishe i mirë shumë Lemo. Faleminderit për kontributin tënd, do të ngelesh gjithmonë në majë të zinxhirit artistik shqiptar.
Lamtumire Prof. Guljelm Radoja. Prehu në paqe artist.”
Romir Zalla: “Xhon borno amico mio” përshëndesje duke të qeshur dhe sytë. Unë do të të mbaj mend gjithmonë kështu profesor Lemi
Rezart Veleshnja: “I dashur profesor me dy fjalë do them se çfarë njeriu ishe ti: Ti ishe profesori im që vije nga Durrësi me biçikletë! Ne u habitem por jo s’kishe gjë për t’u habitur t’i hypje biçikletën në tren dhe nga treni me biçikletë në Akademinë e Arteve! Pasioni dhe puna jote nuk kanë të krahasuar! Të prehesh i qetë profesor!”
Kastriot Çipi, “Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit. Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm! Ta fal këtë “gabim”, sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë. Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë. Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë.