Vetëm pak pasi Meghan Markle nxorri librin e saj për fëmijë “The Bench”, princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton njoftuan se kanë hapur kanalin e tyre në YouTube.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i lajmëruan fansat e tyre për këtë zhvillim përmes faqes së vet zyrtare në Instagram. Po cfarë do të ketë aty? Epo, me sa duket të gjitha ato që publiku nuk ka mundur t`I shohë deri tani, detaje të jetës së tyre apo dhe detyrimeve mbretërore. Në videon prezantuese, William dëgjohet duke i thënë me shaka të shoqes: “Kujdes tani cfarë thua nse na i regjistrojnë të gjitha”, dhe Kate përgjigjet: “E di”!!!! “Tani jemi në Youtube, epo, më mirë vonë se kurrë”, thuhet me tej!