George Clooney qenka prekur nga ajo që njihet si paraliza e Bell, një dëmtim që con në paralizë të nervit facial. Aktori rrëfeu për herë të parë se në gjimnaz ishte goditur nga kjo sëmundje, që i kishte paralizuar pjesërisht fytyrën duke i mbyllur krejësisht njërin sy. Sindroma që prek 25 vetë në 100 mijë, në shumicën e rasteve zhduket pas disa muajsh.
George nuk është i vetmi i goditur prej saj. kujtime të tilla të hidhura kanë edhe Sylvester Stallone, Pierce Brosnan, Katie Holmes, Ralph Nader, Amy Brenneman, Joe Mantegna, Terrence Howard, Jane Greer, Anupam Kher, Alexis Denisof e Jamey Sheridan. Shumë prej tyre kanë mundur megjithatë që të ndërtojnë një karrierë të suksesshme pa u shkurajuar nga vështirësitë me të cilat kolegët e vet nuk duhet të përballeshin. Shprehjet e fytyrës janë një element tejet i rëndësishëm për karrierën e një aktori, pasi e ndihmojnë shumë në interpretim.