KreuCelebrity

Do të jetë gruaja e dytë më e pasur në botë; ja shifra marramendëse që merr Melinda pas divorcit me Bill Gates!

Duke qenë se ish-çifti Bill dhe Melinda Gates nuk kanë bërë një kontratë paramartesore për ndarjen e pasurisë në rast divorci, automatikisht me zgjidhjen e martesës Melinda do të përfitojë gjysmën e pasurisë së Bill Gates.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë për divorc, Melinda Gates deklaroi se martesa e saj me bashkëthemeluesin multi-miliarder të Microsoft, Bill Gates, një nga burrat më të pasur në planet, është “thyer në mënyrë të pakthyeshme” dhe kërkoi që pasuria e tyre prej 146 miliard dollarësh të ndahet përgjysmë.

Nëse arrin të marrë gjysmën e pasurisë, Melinda French Gates do të renditet gruaja e dytë më e pasur në botë pas Françoise Bettencourt Meyers, pronares 67-vjeçare të L’Oreal, e cila ka një pasuri me vlerë 83 miliard dollar.

Sipas indeksit të miliarderëve Bloomberg, Bill Gates aktualisht renditet si personi i katërt më i pasur në botë, me një pasuri me vlerë rreth 146 miliardë dollarë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF