KreuCelebrity

Çfarë preferon Melinda Gates të veshë, zbuloni stilin e miliarderes..

Melinda Gates ka qenë kryefjala e ditëve të fundit, për shkak të divorcit nga Bill Gate, me të cilin ka edhe 3 fëmijë. Ata kanë spikatur për jetën e tyre luksoze, jahte, makina dhe sigurisht për pushimet që të gjithë do të ëndërronim.

Mund të jemi kurioz edhe për veshjet që ata preferojnë të zgjedhin dhe nëse Bill Gates alternon veshjen klasike me kravatë për pulovra dhe mokasin, Melinda Gates ka pak më tepër vëmendje për to.

Melinda zgjedh veshje të rehatshme, të përbëra nga pantallona dhe bluza dhe këpucë të sheshta. Në ngjarje zyrtare, ajo ngre stekën dhe nuk heq dorë nga takat dhe bizhuteritë.

Pantallonat dhe xhaketat me porosi përbëjnë një pjesë të mirë të garderobës së saj për eventet, por në tapetin e kuq Melinda Gates preferon fundet. Në WSJ Magazine Innovator Awards në vitin 2016 ajo u paraqit me një fustan të gjatë të zi prej lëkure dhe dantellë, të kombinuar me një gjerdan dhe orë diamanti dhe byzylyk rubini. Për të marrë Medaljen e Lirisë në Shtëpinë e Bardhë nga Barack Obama veshi një fustan të bukur pas trupit me lule dhe me xhaketë të përshtatshme. Në dore kishte një orë prej ari të verdhë dhe një unazë fejese përrallore në gisht. Veshjet e Melinda Gates janë kompletuar, përveç xhevahireve të shtrenjta, edhe nga dekolteja me një takë të moderuar ose një supertakë 8 cm.

Markat nuk ekspozohen kurrë, nuk shfaqen logo ose tipare të tjera të njohura si mishërimi maksimal i nënvlerësimit, siç është zakon midis shumë të pasurve në teknologji, të cilët nuk kanë kohë të humbasin për të bërë pazar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF