Samanta Karavella është një nga këngëtarët e dashura për publikun, i cili pret me padurim projektet e saj.
Ajo ka tërhequr vëmendjen së fundmi në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram. Në një “ask” ajo i pyet ndjekësit “Hmm, çfarë mund të jetë?” duke ngacmuar fantazinë e tyre, të cilët kanë aluduar me pyetjet që i kanë drejtuar këngëtares. Një prej tyre e pyet nëse është shtatzënë dhe përgjigja është “Jo”, një tjetër dëshiron që të shohë fotografi me partnerin e saj dhe merr përgjigjen “Sigurisht”. Ndërkohë disa të tjera ishin për hitin e ri që Samanta mund të sjellë së shpejti për publikun.
Nga përgjigjet që këngëtarja dha kur fansat mendonin se ajo do të sjellë hitin e radhës kuptojmë që ata kanë goditur në shenjë.