Prej disa kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun, dhe për të gjithë ndjekësit e tyre në Instagram! Dojna Mema dhe Vlashent Sata ndajnë momente të shumta nga jeta e tyre, dhe duhet thënë që janë shumë të mirë dhe na kënaqin me videot ose foto që publikojnë.
Në ditëlindjen e Vlashentit, moderatorja zgjodhi t’i dedikojë disa fjalë zemre që na emocionuan të gjithëve dhe me siguri ai është ndjerë i përkëdhelur nga dashuria. “Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty që në vend të zemrës ke një diell. Të uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë). Gëzuar ditëlindjen, dashuri!”, shkroi ajo.