KreuCelebrity

33 vjeç, Adele nuk njihet: si u shfaq në ditëlindjen e saj!

Në 33 vjetorin e lindjes, Adele ia la shkëlqimit tapetit të kuq dhe u shfaq me pamjen e George Michael-it të ndjerë në festën me kostume të organizuar nga mikja e saj më e mirë, Laura Dockrill. Laura u kujdes të postonte një foto në llogarinë e saj në Instagram me shpjegimin: “Sigurohu që mikja jote më e mirë të jetë dikush që shkon nëpër festa me konstume, dhe jo e veshur si një kotele seksi”!

Adele është një adhuruese e të ndjerit George Michael dhe në 2017-tën, në ceremoninë e Grammy Awards këndoi hitin e tij, Fastlove. Kjo nuk është hera e parë që ditën e vet të lindjes, këngëtarja e kalon me një festë me tematikë, ku të ftuarit duhet të kenë veshje sa më argëtuese!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF