Që prej fillimit të karrierës së saj Rihanna është kthyer në një prej influencueve më të mëdha sa i përket stilit të veshjes, flokëve, grimit. Çdo gjë që vesh apo bën këngëtarja nga Barbados kthehet menjëherë trend.
Së fundmi, ylli i pop-it është fotografuar në Santa Monica teksa po drejtohej për në restorant për të darkuar, e krahas fizikut të tonifikuar vëmendje morën flokët e prera shkurt në modelin ‘pixie’.
E veshur me një xhaketë vintage Dior, pantallona jeshile Chrome Hearts, këpucë të bardha nga The Attico, Rihanna dukej se ishte kthyer 9 vite pas në kohë, kur në vitin 2012 ajo preu flokët shkurt.
Modelin ‘pixie’ Rihanna e solli për herë të parë në vitin 2012 dhe që atëherë, për yllin e famshëm nuk ka asnjë ndryshim në portretin e saj.
Se ç’kemi një përshtypje që këtë model flokësh do ta shohim kudo këtë verë!