KreuCelebrity

Letrat e divorcit nuk janë firmosur ende, këngëtarja serbe i propozon Bill Gates-it për martesë!

Melinda dhe Bill Gates do të divorcohen pas 27 vitesh martesë. Lajmi bëri bujë në mbarë botën, e jehona e tij vazhdon edhe pas disa dtësh. Por ndërsa letrat e divorcit nuk janë firmosur ende, miliarderit I mbërriti një propozim për martesë. Këngëtarja e njohur serbe, Neda Ukraden I la një shënim në Instagram, ku i thotë me shaka se dëshiron të plaket me të!

Dyshja njoftoi të hënën se po divorcohen por do të vazhdojnë të bashkëpunojnë përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, një ndër organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Për një ndër çiftet më të pasur te globit, financat nuk do të jenë problem. Por ekspertët shpjegojnë se për individë të famshëm e figura publike, ndarja e zotërimeve dhe ruajtja e privatësisë nuk është e lehtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF