
Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për TikTok. Një sfidë për rrjetin social që tashmë është bërë mjaft popullore, ku duhet të dukej sikur po vriste veten, i mori jetën të miturit me iniciale N.Y në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Ai është varur në një litar për të realizuar videon, por diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe 10-vjeçarit i ka pushuar zemra, thotë panorama.al. të Miturin e gjetën familjarët tij, të cilën nxituan menjëherë t`I jepnin ndihmën e parë, por ishte shumë vonë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie, të cilat kanë zbuluar pas kontrolleve se cfarë e kishte shtyrë drejt gjestit të rrezikshëm, që në fund I kushtoi jetën. Ai kishte hipur në një stol dhe kishte litarin në qafë por stoli ka lëvizur dhe fëmija ka mbetur i varur. Burime nga shkolla “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi, të cilën ai e frekuentonte se nuk ishte qenë aspak një fëmijë problematik.