Data e lindjes është e veçantë për të gjithë, është ditë ku të gjithë ndihemi më të përkëdhelur se kurrë. Moderatorja Arbana Osmani ka fatin ta ndajë këtë ditë me partnerin e saj.
Më anë të një foto shumë të bukur ajo i ka dedikuar disa fjalë zemre Eduartit, “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan ajo.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer për publikun.



















