KreuCelebrity

Salsano i del në krah Aleksit, thumbon Rezart Veleshnjan!

Rezart Veleshnja reagoi ashpër ndaj kolegut, Aleks Seitaj pak ditë më parë duke thënë se një nga paroditë e tj nuk duhet të dëgjohej nga adoleshentët, pasi dëshmonte tendenca homoseksualizmi.

“Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam, këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”,- tha Rezarti. Aleksi u përgjijg duke thënë se “” më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dal në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Aleks atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit”. Pjesë e diskutimit duket se është bërë edhe Salsano Rrapo, i cili ka hedhur kunja për Rezartin. “Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja (emoji që qesh), ka shkruar ai bashkangjitur një skeci të vet në “Portokalli”, ku Salsano interpreton rolin e një gruaje.

Salsano dhe Rezarti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një tregues ky ndoshta se dicka ka ndodhur edhe mes tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF