KreuCelebrity

“Fëmijët e Markut kanë dhimbje për nënën”, Rudina Dembacaj rrëfen rolin e saj si njerkë!

E ftuar në “Wake Up”, Rudina Dembacaj rrëfeu rolin e saj si njerkë, por që në fakt, ajo vetë nuk e konsideron ashtu. Moderatorja tha se fëmijët e Markut, Ertën dhe Leonardin, nuk i ndan nga vajza e saj, Viktoria. “Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha. Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore. Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare. Por janë gjëra elementare dhe janë shumë të bukura. Ata kanë dhimbje shumë të madhe, për shkak të nënës së tyre.Edhe Viki ka momentet e saj, kërkon të ftojë babin për darkë dhe ne i themi ‘patjetër, ftoje babin’. Edhe Aleksi ka kontributin e tij, sepse kur Viki shkon atje, blen çokollata për të gjithë, fëmijët e Markut, për mua. Të gjithë kemi humor në shtëpi, përveç Markut”, u shpreh ajo me të qeshur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF