“Zoti producent është gati”, ka shkruar Lori Hoxha përkrah fotos së Ledion Liços, i cili njëherësh është edhe kunati i saj.
Ata kanë nisur xhirimet për një projekt të ri, por nuk dimë ende detaje se për çfarë bëhet fjalë, ndaj na duhet të presim derisa Lori të vendosë të zbulojë më shumë në ditët në vijim.
Bashkëpunimi i fundit i tyre ka qenë vetëm para pak kohësh, ku trashëgimtarja e Top Channel solli kostumet sportive për gjithë fansat e saj, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme.



















