KreuCelebrity

Arbana dhe Eduarti ditëlindjen në të njëjtën ditë, urime speciale për njëri-tjetrin nga Milano!

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kanë fatin që të festojnë datën e lindjes në të njëjtën ditë, dhe kanë zgjedhur që këtë ditë të veçantë ta festojnë në Milano të Italisë.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, ka shkruar ajo në foton e parë që publikoi në ditën e lindjes së tyre.

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


Më pas Arbana Osmani ka publikuar një fotografi nga Milano, ku ajo shihet me një buqetë të madhe me lule në duar. “Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura, love you all, shkruan ajo përkrah fotos dhe urimet nga miqtë dhe ndjekësit e shumtë kanë qenë të panumërta.

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ndërkohë Eduarti ka zgjedhur një foto ku shihen të dy më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit. “Gëzuar dashuria ime e vogël e madhe”, ka shkruar ai.

Por çifti mesa duket nga fotoja që Arbana ka publikuar së fundmi, nuk qenka vetëm. Ata kanë zgjedhur që edhe të voglin e tyre ta kenë me vete.

“Në Duomo me diellin tim të vogël”, ka shkruar moderatorja.

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF