KreuCelebrity

OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze!

OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze!

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac. Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së, thotë REL. Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera. Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive. Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë miratuar tashmë vaksinën kineze. Por, miratimi nga OBSH-ja do të thotë se vaksina mund të përdoret edhe në programin global Covax, i cili synon të sigurojë rreth dy miliardë vaksina për vendet në zhvillim, vazhdon REL. Një nga avantazhet kryesore të vaksinës Sinovac është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 – 8 gradë Celsius, njësoj si vaksina e kompanisë anglo-suedeze AztraZeneca. Ndërsa  vaksina e prodhuesit amerikan Pfizer dhe atij gjerman BioNTech duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius. Testimet e vaksinës Sinovac në Brazil kanë treguar se efikasiteti i saj është 50.4 për qind – pak mbi pragun 50%, që është i nevojshëm për miratim nga OBSH-ja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF