KreuCelebrity

Në ditëlindjen e parë të vajzës, Sokol Balla zbulon kuptimin e emrit të dytë të saj!

Gazetari i mirënjohur Sokol Balla në janar të këtij viti është bërë baba për herë të tretë. Ai është shprehur i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë dhe së bashku me partneren e tij kanë vendosur ta quajnë atë Brooklyn.

Ndërkohë në ditëlindjen e parë të vajzës së tij ai ka zbuluar emrin e dytë të saj dhe kuptimin e veçantë që mbart. “Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, në Japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta ❤., ka shkruar ai përkrah fotos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF