Dëshira e Bebe Rexhës për një bashkëpunim mes saj dhe vajzave të tjera të famshmë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max mbeti e mbyllur në sirtar. Kjo për shkak të armiqësisë disa vjecare të Ritës dhe Duas, në të cilën Bebe u përpoq “të ndërmjetësonte”, por pa sukses.
“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë. Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, rrëfeu Bebe për të përditshmen britanike “The Sun”.



















