
Aktorja aq e dashur për publikun shqiptar, Mariana Kondi na befasoi me dedikimin e saj për vjehrrin. Me një mesazh tepër të ndjerë në ditën e tij të lindjes, Mariana ka treguar publikisht se cfarë respekti dhe mirënjohjeje gëzon për të, duke treguar kështu njëkohësisht se cfarë harmonie kanë në familjen e tyre. “Per ty babai i bashkshortit tim Skender Anamali! Sot ke 100 vjetorin e lindjes! Ndjesite dhe kujtimet qe kam per ty jane te papershkrueshme, dhe e di shume mire nese goja do thonte gjithe ato qe ndjen zemra, nuk kam dyshim qe do kisha shkruar romanin me te dashur te jetes time! I tille eshte dhe ky 100 vjetor qe permes gjallerise qe percoje, akoma dhe sot na i sjell te freskta kujtimet, fjalet,dashurine aterore,respektin,urtesine dhe mencurine. Atje ne fronin e shenjt ku je ulur nuk kam as me te voglin dyshim qe ti me driten tende ndricon udhen e nipave dhe mbeses tende por edhe stermbesave dhe sternipin qe ndjekin gjurmet e tua me krenari dhe respektin qe ti le pas per ta! Mariana Anamali!”, ka shkruar aktorja.



















