E shoqja u nda nga jeta korrikun e vitit të kaluar prej një sëmundjeje të rëndë, por aktori I famshëm John Travolta ia bëri njësoj urimin në ditën e nënës, sikur ajo ta shihte e dëgjonte ende. “E dashur Kelly, ti solle në jetën time tre nga fëmijët më të mrekullueshëm që kam njohur. Faleminderit. Të duam dhe na mungon. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkroi ai në profilin e vet në Instragram. Aktori postoi një foto ku shihen të tre dë bashku me vajzën, Ella ku shihej djali I vogël, Ben që sapo kishte lindur.
Djali I madh i tyre, Jett vdiq përpara disa vitesh pas një krize epilepsie.
Kelly u shua nga kanceri i gjirit në moshën 57 vjecare.



















