Aktorja e dashur Jonida Vokshi këtë të diel me rastin e ditës së nënës ka zgjedhur që të publikojë një foto, ku shihen ajo së bashku me mamanë dhe vajzën e saj. Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin, “3 breza në një foto” dhe ndërkohë uron edhe të ëmën “Gëzuar ditën e nënave mam”.
Por Jonida Vokshi nuk është e vetmja figurë publike e cila ka publikuar foto me mbishkrimin “3 breza në një foto” Kujtojmë se para disa ditësh ishe Jennifer Lopes kishte postuar një foto shumë të bukur ku shihen 3 breza..
Ndërkohë për ditën e nënave diva e muzikës botërore Jennifer Lopes publikoi një video ku përkrah saj shkruante, “Në këtë ditë feste të nënave, ne festojmë për të gjitha super nënat që na inkurajojnë”.
Blogerja e famshme Chiara Ferragni ka publikuar në fund të muajit prill një foto në të cilën ka shkruar gjithashtu, “Tre breza në një foto”.
Elia Zaharia më 8 mars ka zgjedhur të publikojë një ku shihen 3 breza, ajo së bashku me aktoren e njohur Yllka Mujo e cila mban në krah mbesën e saj Geraldinë.
Edhe Olta Boka pak kohë më parë ka ndarë një foto me mbishkrimin, “Tani e kuptoj sa shumë që më do o ma”



















