Ditën e djeshme në Ditën e Nënës për habinë e të gjithëve këngëtarja Tuna lajmëroi se është bërë për herë të dytë. zërat për një shtatzëni të dytë të artistes shkupiane kanë qarkulluar prej muajsh, ajo zgjodhi të mos komentojë asnjëherë këto zëra deri këtë 9 Maj kur publikoi foton e të birit të porsalindur.
“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Sejdiu krahas postimit.
Edhe Patris Berisha pak minuta më vonë postoi në instagramin e tij një foto të të birit Zen, duke hedhur poshtë kështu aludimet se ai nuk është babai i fëmijës.
Tuna dhe partneri i saj Patris Berisha duket se prej disa muajsh kanë përjetuar një krizë në marrëdhënien e tyre dhe prej muajsh ata jetojnë të ndarë, por përveç djalit të madh Tian tashmë ata një arsye tjetër të fortë për të rregulluar marrëdhënien e tyre.



















