Të gjithëve mund të na ketë qëlluar të digjemi nga dielli, por fotoja që postoi Chiara Ferragni duket vërtet e dhimbshme! Blogerja e famshme ka shijuar një drekë jashtë, në një ditë të bukur si kjo, pa e kuptuar ndoshta sesa shumë ishte ekspozuar në diell. Vetëm më vonë u ndërgjegjësua se cfarë kishte ndodhur, dhe fotot krahasuese treguan sesa keq ishte djegur në kurriz, dhe fiks sipas formës së bluzës!
Chiara është sot një prej italianeve më të njohura në botë, protagoniste e një ngjitjeje të rrufeshme në majat e famës sic e tregon dhe dokumentari i Elisa Amoruso, “ Unposted”. Ajo konsiderohet një femër që me inteligjencë dhe aftësi menaxheriale arriti të krijonte një pasuri të madhe e të merituar.



















