KreuCelebrity

Modelja e njohur shqiptare publikon për herë të parë katër fëmijët e saj!

Zana Krasniqi modelja nga Kosova që shpesh është krahasuar me Angelina Jolie për shkak të ngjashmërisë së madhe në portret, prej vitesh është tërhequr krejtësisht nga jeta publike. Ish-modelja i është përkushtuar familjes së saj, në shtëpinë e së cilës çdo ditë dëgjohen zërat e 4 fëmijëve të bukuroshes Krasniqi.

Ish-Miss Universe Kosova shumë rrallë ka ekspozuar fëmijët e saj në rrjete sociale, por pak orë më parë mami Zana theu rregullin, duke publikuar për herë të parë të katër fëmijët e saj.

 

 

A post shared by @zanakrasniqi

“Mami e këtyre ëngjëjve të vegjël. Ju dua bebat e mi”; shkruan krenare mami Zana Krasniqi përbri një video të katër bekimeve të saj.

Nuk dihet nëse Zana do të vendosi të kthehet më si modele por fakt është që ajo është cilësuar si një ndër modelet më të mira që ka patur Shqipëria.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF