KreuCelebrity

Bebe Rexha flet konfliktin mes Dua Lipës dhe Rita Orës!

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka folur rreth konfliktit shumë të përfolur mes Dua Lipas dhe Rita Orës. Teksa fliste për albumin e saj të dytë, “Better Mistakes”, ajo shprehu keqardhje për bashkëpunimin që nuk u realizua dot me Dua Lipën dhe Rita Orën.

Bebe tha se bashkëpunimi ka gjasa të mos realizohet kurrë për shkak të marrëdhënies së Duas dhe Ritës. “Jam përpjekur vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose për çfarë është zënka. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë. Nuk dua të flas më tepër për këtë”, tha ajo për The Sun.

Ndër të tjera Bebe tha se është krenare që ajo, Dua, Rita apo Ava Max janë të katërta me origjinë shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF