KreuCelebrity

Princesha Diana është mbretëresha më e bukur e të gjitha kohërave!

Princesha Diana është mbretëresha më e bukur e të gjitha kohërave, sipas ‘Raportit të artë’ të Greqisë antike. Kirurgu i Harley Street, Dr Julian De Silva bëri analizën e “Raportit të Artë” te gratë mbretërore më të njohura dhe zbuloi se Diana e ndjerë ishte më tërheqësja, pasi kishte marrë rezultatin më të lartë.

Raporti i Artë u shpik në Greqinë e lashtë për të përcaktuar ‘përsosjen fizike’ duke krahasuar matjet, raportet dhe simetrinë e tipareve të fytyrës. Ai përcaktoi se Princesha Diana është më tërheqësja, e ndjekur nga Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe e ndjera Grace Kelly e Monakos. Meghan Markle dhe Kate Middleton dolën përkatësisht të katërtat dhe të pestat.

Princesha Diana del në krye dhe spikati më shumë për formën e fytyrës, gjerësinë e hundës, zonën e vetullave, ballin dhe vetullat, të cilat morën rezultatet më të mira. Rezultatet e saj më të ulëta ishin për mjekrën dhe buzët e saj. Buzët e saj janë pak të holla dhe mjekra është më pak klasike se disa nga gratë e tjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF