Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Ata janë prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë quajtur Krid.
Kantautori së fundmi ka publikuar disa story në Instagram duke na ka treguar se tanimë ai nuk është vetëm në studion e tij, por shoqërohet nga i biri. Elgiti i ka realizuar dy video, ku Kridi shihet me duar mbi piano dhe luan me të, ndërkohë në një foto ai shihet që ka vendosur edhe kufjet.
Me dy prindër artistë, me shumë siguri i vogli i Kleas dhe Elgitit do të ndjekë rrugën e artit në të ardhmen.



















