Këngëtarja 26-vjeçare Perrie Edwards dhe i dashuri i saj Alex Oxlade-Chamberlain, 27 vjeç, njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë duke ndarë dy fotografi mahnitëse bardh e zi në Instagram.
“Jam kaq e lumtur që këtë udhëtim të egër ta ndajë me shokun e shpirtit tim. Ne mezi po presim të të takojmë ty beb”,shkruan ylli i Little Mix përkrah fotos.
Lajmi vjen vetëm gjashtë ditë pasi shoqja saj e grupit Leigh-Anne Pinnock njoftoi se ajo po pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin Andre Gray.



















