Pritja e ëmbël e saj tashmë është drejt fundit. Po si duket tani Meghan Markle? Ish aktorja e “Suits” u shfaq në një mesazh video, të regjistruar për eventin global “Vax Live”, që synon promovimin e vaksinës anti-Covid. Duke qenë se fizikisht nuk merrte dot pjesë aty, Meghan dërgoi mesazhin 2 minutësh.
Ishte hera e parë që ajo shfaqej në publik që prej intervistës së dhënë për Oprah Winfrey, që shkaktoi reagime të fortë për shkak sidomos të pretendimeve te saj për racizëm nga ana e familjes mbretërore. Ne videon e fundit, Meghan dukej shumë mirë, edhe pse një sy I vëmendshëm do të vinte re menjëherë një enjtje të lehtë të dukeshës në fytyrë, por që kuptohet se është prej shtatzanisë së avansuar. Fustanin e kuq me lule rozë, ajo e kishte kombinuar me aksesorë të florinjtë, ndërsa pamë se dhe flokët i ishin zgjatur shumë. A mos vallë është supersticioze dhe beson se nuk duhen prerë gjatë pritjes së ëmbël??



















