Princi Charles i dha një dedikim prekës babait të tij Princit Philip në një videomesazh që shënon fundin e Ramazanit. Ai tha se shumë familje këtë vit, edhe familja e tij, do të kenë një vend bosh në tryezën e darkës dhe miqtë nuk do të jenë më në gjendje të ndajnë përqafimin festues pas lutjeve të Bajramit.
Në një fjalim të përzemërt të bërë gjatë një Iftari virtual, Princi i Uellsit, 72 vjeç, foli për ndikimin shkatërrues të pandemisë Covid-19 në vend. Ai tha se vitin e fundit e di që ka qenë thellësisht sfidues për të gjithë ne, dhe se ai është shumë i vetëdijshëm për ndikimin e pandemisë në komunitetin mysliman.
“Jam shumë i pikëlluar nga kjo situatë tragjike dhe se si zemra ime po shkon për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, tha Princi Charles.



















