Anbeta Toromani ka rrëfyer arsyet përse u largua befas nga “Amici”, pjesë e të cilit ishte që prej vitit 2002.
Ajo ishte mjaft e vlerësuar, ndaj ikja e papritur ngjalli kureshtje të madhe në Itali. Anbeta ka rrëfyer për mediat vendase se cfarë e shtyu të merrte këtë vendim.: ishte një përplasje me drejtusen e emisionit, Maria De Filippi.
“ Ju respektoj juve, balerinët profesionistë por ndonjëherë e lëshon veten me komente përpara të rinjve. Sidomos ti Anbeta. Mos na bëj këtu yllin që vjen, merr dhe ikën”, ka thënë moderatorja, duke e zemëruar balerinën, që nuk ia zgjati shumë. Nuk dihet ende cfarë planesh ka ajo për të ardhmen, por me taletin e saj, nuk do ta vështirë të shkëlqejë kudo!



















