KreuCelebrity

A duken fotot e dy miqve këto të fundit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Shumë shpejt pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez pati ngushëllimin e ish-it të saj të famshëm, Ben Affleck, por u tha se janë vetëm miq. Por duket se takimet e tyre janë shpeshtuar, dhe së fundi janë fotografuar sërish bashkë. Burime të shumta për E!News këmbëngulin se mes tyre nuk ka vetëm miqësi të thjeshtë, por dicka më shumë.

Ata ishin sërish bashkë ne koncertin Vax Live në Los Angeles në 2 maj dhe paskësaj, u nisën drejt Yellowstone Club në Montana, ku qëndruan për rreth një javë. Burimet insistojnë se kanë qenë vetëm. “Vetëm ata të dy”! TMZ publikoi dhe fotot që dëshmonin se po i kalojnë pushimet bashkë. Gjithmonë e më shumë, ndjekësit po binden se “flaka e vjetër” e pasionit mes të dyve, mund të jetë rindezur sërish!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF