Duket se nuk ka më dyshim; Jennifer Lopez dhe ish partneri i dikurshëm Ben Affleck janë rikthyer bashkë. Vetëm një muaj pas ndarjes së JLo nga Alex Rodriguez, diva latina po i jep një mundësi romancës së vjetër me aktorin Affleck.
Ditën e djeshme Dailymail ka publikuar disa foto teksa dyshja me valixhe në dorë kanë marë një avion privat për të bërë një arratisje mesa duket dashurie. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se me gjasë JLo dhe Ben do të kalojnë disa ditë në Montana ku aktori ka një shtëpi pushimi.
Në fotografitë ekskluzive të marra nga DailyMail Ben, 48 vjeç dhe Jennifer, 51vjeç u shfaqën të relaksuar dhe të qetë pranë njëri-tjetrit ndërsa u ulën krah për krah në një makinë SUV, me yllin e ‘Good Ëill Hunting’ në vendin e shoferit, mes thashethemeve se ai ka qenë duke kaluar kohë në rezidencën e këngëtares në shumë raste.
Ish çifti i famshëm, të cilët kanë qenë të fejuar në 2002 por shtynë dasmën e tyre 2003 dhe u ndanë zyrtarisht në 2004 janë parë të bashkohen me njëri-tjetrin pas ndarjes së JLo me ish-të fejuarin Alex Rodriguez.
Ben Affleck u divorcua nga aktorja Jennifer Garner në vitin 2018 dhe që atëherë ka shijuar jetën si beqar. Dyshja kanë tre fëmijë.



















