KreuCelebrity

Jozefina Topalli bëhet sërish gjyshe; vajza Megi sjell në jetë fëmijën e dytë!

Politikania Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë. Ka qenë vetë Topalli ajo që ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit këtë mëngjes, ku nëpërmjet një postim njofton se e bija Megi është bërë nënë për herë të dytë.

“Një ëngjëll i vogël ka mbërritur në shtëpine tonë duke gëzuar të gjithë.
Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot”; shkruan politikania përbri një foto të së bojës Megi me dy fëmijët e saj.

Megi është shumë  e rezervuar sa i përket jetës private dhe më herët në rrjete sociale ajo nuk kishte postuar asnjë foto në të cilën të lihej të kuptohej se është sërish në pritje të ëmbël.