Blendi Fevziu ishte i ftuar në ‘”Dola te Ola” në News 24, ku nëpërmjet fotografive u rikthye pas në kohë dhe rrugëtoi nëpër kujtime. Blendi është drejtues i emisionit të tij për rreth 24 vite, ndaj pjesë e jetës së tij janë edhe liderët e politikës. Ndër të tjera Blendi rrëfeu marrëdhënien dhe raportet që ka patur dhe që ka me Ramën, Berishën, Nanon dhe Metën.
Ai zbuloi një fakt interesant kur gjatë programit u shfaq fotografia me Lulzim Bashën, ai tha se e ka patur nxënës. Blendi Fevziu u shpreh se në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur ai bënte stazhin si mësues. “Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.



















