KreuCelebrity

Moderatorja befason me sinqeritetin: “S`kam gjoks e hunda më shkon shtrembër, s`e mendoja se do të çaja në Amerikë”!

Pasi refuzoi operacionin plastik që iu sugjerua kur nisi në fillim punën në Hollivud, moderatorja britanike Cat Deeley mendoi se aq e pat karriera e saj atje!

Sot, nënën e dy fëmijëve, në 2006-tën kur mori pozicionin e rëndësishëm në So You Think You Can Dance,  e kishin këshilluar me forcë të bënte një ndërhyrje në hundë. Duke folur për trysninë e madhe që ushtrojnë sot standartet e bukurisë, Cat tha se “ ende nuk ka gjoks dhe hunda I ka shkuar shtrembër. Nuk mendova kurrë se do t`ia dilja në Amerikë”!

Në fakt, ia doli e qëndroi 14 vjet pasi publiku e deshi shumë. Megjithatë, vitin e kaluar vendosi të kthehej me familjen në Angli. Arsyeja? Frika nga armët, pasi së bashku me të shoqin dhe djalin e madh kishin shpëtuar për fije nga të shtënat në një qendër tregtare!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF