Pas suksesit me dy filmat e tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi po ngjall gjithmonë e më shumë kuriozitet për serialin e ri që do të sjellë këtë vjeshtë në televizion.
Pasi bëri të ditur dhe zbuloi dy yjet e parë të serialit H.O.T, të cilat janë dy figura të dashura për publikun, ku personazhi i parë ishte Jonida Vokshi, ndërsa “ylli” i dytë siç Ermali i quan ishte Klea Huta.
Ndërkohë së fundmi ai ka zbuluar yllin e tretë, dhe bëhet fjalë për Megi Pojanën. Kjo mënyrë se si Ermali po zbulon personazhet e serialit ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe të gjithë po presin me padurim yllin e katërt.



















