Vetëm pak pasi kritikoi hapur në rrjetet sociale shërbimin spitalor, aktori dhe blogeri indian Rahul Vohra ndërroi jetë nga Covid 19 në moshën 35 vjecare.
Vetë bashkëshortja e tij e pohoi lajmin teksa publikoi edhe videon ku i shoqi ankohej për cilësinë e kujdesit mjekësor. Vohra, i cili ishte i njohur në internet për videot e shkurtra komike të cilat grumbulluan miliona klikime në “Facebook” dhe “YouTube”, dëgjohet të thotë: “Ky oksigjeni është jashtëzakonisht i vlefshëm tani. Ju përpiqeni të thërrisni shoqëruesin, por ata nuk vijnë. Ata vijnë brenda një ore ose më shumë, dhe ju duhet të menaxhoni disi veten në mungesë të tyre”. Më tej, në një postim shtoi: “Unë do të kisha jetuar po të kisha marrë një trajtim më të mirë. I juaji, Irahul Vohra”. India po përballet me një valë të dytë shklatërrimtare të sëmundjes. Vendi ka shënuar mbi 300,000 raste të reja në ditë e 246,000 viktima, ndërsa ka vujatur dhe mungesën e rezervave të oksigjenit në spitale.



















