Me një karrierë të nisur që në mesin e viteve 80, me role si ai i Lois tek “ Lois & Clark: The Neë Adventures of Superman” apo Susan tek “Desperate Houseëives” në 2004, një nominim Emmy, dy nominime Golden Globe dhe në statuetë si Aktorja më e mirë në 2005, si dhe me 50 milionë dollar në bankë, Teri Hatcher është përkëdhelur nga jeta. Por e vërteta nuk është tamam kështu. Historia e saj është e mbushur me fatkeqësi.
Në moshën 5 vjecare, u abuzua seksualisht nga burri I tezes, Richard Hayes Stone. ““Herën e fundit që e pashë atë isha 8 ose 9 vjeçe. Nëna ime diçka nuhati dhe e largoi nga jeta jonë pa më pyetur kurrë se çfarë kishte ndodhur. Dhe çfarë bëra unë? Fajësova veten. U përpoqa ta varrosja plotësisht. Kjo është arsyeja pse unë nuk jam afruar me asnjë nga familja e nënës sime. Në mendjen time, përpiqem të pretendoj se ata nuk ekzistojnë”, tha Teri.
Në 2003-shin mëson një të vërtetë shokuese: Richard Hayes Stone kishte ngacmuar dhe vajza të tjera! Madje një 14 vjecare nga turpi kishte vrarë veten. Teri vendosi të dëshmojë kundër tij në gjyq. Rrëfimi I saj vulosi dënimin e tij me 14 vjet burg.
Aktorja nuk ka pasu fat as në dashuri. Martesa e saj e parë me trajnerin personal Markus Leithold përfundoi pas 8 muajsh dhe e dyta, nuk ishte më e mirë. Teri dhe burri i dytë, aktori Jon Tenney lidhën kurorë në 1994-ën dhe sollën në jetë vajzën në 1997-ën. Teri thotë se ishte një “martesë boshe, asnjëherë nuk e kishte ndjerë bashkëshortin afër saj”. Në atë martesë mungonte intimiteti. Marrëdhënie kryenin vetëm një herë në vit në ditën e Shën Valentinit. Pas ndarjes ai mori gjysmën e pasurisë. “ U ndjeva një dështake..harxhova vitet e mia më të mira në atë lidhje dhe në fund mbeta pa martesë, pa karrierë dhe me një llogari bankare të shteruar..kisha punuar gjithë jetën për ato para dhe duhet t`i merrte ai, t`i shpenzonte sipas qejfit”, kujton ajo.
Teri thotë se sjellja e nënës së saj, që kalonte në vetëmohim e vinte cdo njeri tjetër para vetes, la gjurmë tek ajo sepse e ka si model, dhe vetëm kur kaloi të 40-tat e kuptoi sesa gabim e kishte.
Nuk I ka ecur shumë as me shoqërinë. Është përfolur mjaft për konflikte me aktoret e tjera të “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, dhe në festën e organizuar kur seriali u mbyll pas 8 sezonesh, atë nuk e ftuan.



















